PULLA E RE POSTARE KUSHTUAR SKËNDERBEUT

Nga : HYSEN S.DIZDARI  Tiranë me, 16.Janar 2019

EMISIONI I PULLËS KUSHTUAR 550 VJETORIT TË 

VDEKJES GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDERBEUT

EMETUAR ME 6 NËNTOR  2018

Posta shqiptare më 6 nëntor 2018 me rastin e 550 vjetorit të vdekjes Skenderbeut , emetoi një emision të posaçëm  me pulla postare të titulluar :

“Skenderbeu ne gravurat Europiane”

Ky emision përmban dy pulla postare me vlera monetare  si më poshtë .

Vlerat e pullave: 150 lekë dhe 250 lekë
Tirazhi: 135.000 pulla (150-lekëshe), 105.000 pulla (250-lekëshe)
Përmasat e pullës: 34 x 44 mm
Zarfe të ditës së parë: 300 copë -FDC
Çmimi i zarfit të ditës së parë me seri: 560 lekë

PULLA ME VLERE 150 LEKE – TIRAZHI 135.000 COPË

Paraqet një portret të rrallë të Gjergj Kastriotit Skënderbeut ,i cili është realizuar bukur nga ana artistike.Autor i këtij portreti është grafisti i njohur  i shekullit XVII Domenik Kusto(1560-1612) .

Portreti i Skënderbeut është  realizuar me mjeshtëri ne gravur ,na paraqet portretin Skënderbeut brenda një elipsi ,ku në pjesën rrethore ka të shkruar  me germa të medha

,,GEORGIVS   CASTRIOT   SCANDERBEGVS  – EPIRI  ET ALBANIA  PRICEPS,,

Në shqip lexohet ,,PRINC I EPIRIT DHE ARBERISE,, .

Kjo gravure e Skënderbeut është realizuar nga piktori Domenik Kusto në vitin 1602.

 

PULLA ME VLERE 250 LEKE – TIRAZHI 105.000 COPË

Paraqet një portret në këmbe të Gjergj Kastriotit Skënderbeut me shpatë në dorë dhe perkrenaren pranë këmbëve . Autorit Georgio Bartholdo Pontano ne vepren etij «Scanderbegus, hoc est vita et res strenue feliciterque gestae Georgii Castrioti, Epiri regis, ob magna facta Scanderbegi dicti, contra Turcarum immanitatem et perfidiam…»

« Scanderbeg ,kjo eshte jeta e shquara e lavdishme dhe lufterat fitimtare të bëra kundër turqve nga  Gjergj Kastrioti i njohur si Skënderbeu, princi i Epirit..».

Kjo vepër e botuar në Latinisht në  vitin 1609 në faqen nr.2, te saj,jep një portret në këmbe  të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut ku në  dore e djathtë mban shpatën në pozicion vertikal dhe me gishtin tregues të dorës tjetër të drejtuar drejt saj,tregon forcën e shpatës  si armën më të rëndësishme të pathyeshmerise së tij në betejat historike.

Ky portret i cili jepet në veprën e autorit Georgio Bartholdo Pontano ,ka një rendesi të veçant për historin e Heroit tonë Gjergj Kastriotit Skënderbeut sepse na jep të qatra dy nga simbolet e Skenderbeut: Përkrenaren me simbolon e brirve të dhise dhe shpatën të cilën e përdori me mjeshteri të rrallë në betejat e tij fitimtare.Përkrenarja me dy brirët e dhise është:

Një nga simbolet e lashta Iliro-Arberore Shqiptare ,të trazhguera nga koha e Aleksandrit të Madh e Pirros të  Epirit ,ku simbol i trazhguar brez pas brezi nga ilirët tek arbërore ishte simboli dallues i përkrenares të Heroit tonë Kombëtar , Gjergj Kastriotit Skënderbeu.

 

ZARFI I DITËS SË PARË(FDC): TIRAZHI :300 COPË

Zarfi i ditës së parë me vlerë 560 lekë me vlere 560 lekë paraqet te dy pullat ,pullen me vlere 150 lekë dhe pullen me vlere 250 lekë  t ëngjitura në zarfin e dites par ë dhe të vulosura me

Një vule rrethore ku brenda saj shkruhet :

550 vjetori i vdekjes : Skenderbeu ne gravurat Europiane

Kurse në pjesën qnëdrore të ksëaj vule janë vendosur,përkrenarja dhe shpata e Skënderbeut dhe poshtë tyre data e emetimit të zarfit te ditës parë 06.11.2018.

Zarfi i ditës parë  perdoret vetem për qëllime filatelike dhe jane shumë të  krëkuera nga filatelistët e huaj dhe shqiptare .

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Mos kopjo se ngel ne klase