POSTA FRANCEZE “LA POSTE FRANCE EMETON PULLË POSTARE KUSHTUR SKËNDERBEUT”

POSTA FRANCEZE “LA POSTE  FRANCE” EMETON PULLË  POSTARE KUSHTUR SKËNDERBEUT TË  REALIZUR NGA PIKTORI SHQIPTARE, ZAMIR MATI.

Posta Franceze ,,La Poste  France ,,për të  nderuar veprën e Heroit tonë  Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut ,me rastin e 550 vjetorit të  vdekjes tij ka emetuar me datën 12 shkurt 2019 një  emision të  vaçant me pulla postare kushtuar Skënderbeut.Imazhi i Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është propozuar nga Presidenti i qëndres kulturore shqiptare “La Maison de l’Albanie” në  me qëndër Paris  ,zoti Gjergji Themeli,bazuar në vizatim grafik sipas projektit për sheshin “Skanderbeg në Paris”, të realizuera me mjeshtëri të  lartë artistike nga piktorit i njohur zoti Zamir Mati .

Ky emision me pulla postare kushtuar Skënderbeut  në  fillim u realizua si skulptur dekorative për tu vendosur në  sheshin Skënderbeg në  Paris siç  spjegon ,vetë  autori i kësaj pulle , piktori i njohur Zamir Mati në  intervisten e tij dhënë për gazetën Shqip me datën 11 shkurt 2019, i cili thekson:

«Kështu që mbas gati tre viteve punë krijuese, ekspozimi dhe diskutimesh ky projekt-ide përfundon si një zgjidhje e propozuar nga artisti por edhe nga “La Maison de l’Albanie”, për dekorimin e sheshit “Skanderbeg”, Paris .Skulptura dekorative është menduar të vendoset në periferinë e sheshit, i cili është një platformë e gjerë betoni me diametër 80 metra dhe e vendosur mbi një pjesë të periferikut të qytetit, kësaj arterie kryesore të lëvizjes së mjeteve me shpejtësi.Skulptura dekorative e cila do të realizohet në siluete të prera të metalit me lazer përbëhet prej një grupi kalorësish luftëtarë me në krye Skënderbeun, të cilët me lëvizje dinamike shkojnë drejtë Europës… .Në përfundim të kësaj projekt-ideje u mendua edhe realizimi i një pulle poste me figurën e Skënderbeut dhe kështu kjo ide sipas rregullave dhe ligjeve franceze i u propozua nga “La Maison de l’Albanie”,  me vizatimin dhe zgjidhjen grafike « La Poste, France ».»

Emisioni me pulla postare kushtuar Skënderbeut përmban dy pulla postare.

Pulla e parë  paraqet  Skenderbeun mbi kalë duke marshuar në betejave në mbrojtje të Arbëris dhe të  Europës , ku mbi kokë ka të vendosur përkrenaren me dy brirët e dhis kurse mbi gjoks shpalos shqiponjën dy krenare kuq e zi,dhe  në  pjesën e poshtme ka të  shkruar me ngjyrë të kuqe me germa të  mëdha emrin në  frengjisht të  Heroit tonë   Kombëtar «SKANDERBEG» . Ideimi dhe ralizimi artistik nga piktori i njohur Zamir Mati ,flet qartë për eksperjencen e gjatë por edhe  për mjeshtërin e lartë artistike të tij në dizenjimin e pullave shqiptare dhe të hueja.

Pulla e dytë paraqet një piktur grafike të kalas Krujës të realizur bukur nga autori  kurse  në  pjesën e fundit ka të  shkruar me germa të medha  emrin e kryeqendrës Arbërise dhe të Skenderbeut të shekullit XV,,,KRUJA ,,.

Janë shkruar me shumë se 1000 libra nga biografët dhe historianët e Skënderbeut në gjuhët më të njohura të botës ,por është fakt se të gjitha këto libra flasin për  Krujën dhe kalan e Krujës si kryeqëndra e qëndresës të  pamposhtur të  popullit shqiptar në  betejave heroike të shekullit XV të organizuera dhe  drejtuera nga strategu ushtarak shqiptar Gjergj Kastriotit Skënderbeut kundër pushtuesve otoman.Skenderbeu ka meritën e madhe të bashkimit të principatave shqiptare në një shtet të vetem në Lezhë me 2 mars 1444 ,por edhe  për organizimin dhe drejtimin e qëndresës heroike të popullit shqiptare në mbrojtje të trojeve të veta ,duke arritur  ndalimin e sprapsjen e ushtrisë otomane në tokat shqiptare ,në këtë menyrë Skenderbeu e shpëtoj dhe e  mbrojti edhe Europën nga pushtimi dhe shkatërrimi  i kësaj ushtrie.

Rëndësia historike e këtij emisioni është  se për herë  të parë  në  historin e pullës Franceze emetohet një  emision me pulla postare kushtuar figurës të  Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Ne shqiptarët  kudo që  jetojmë  e punojmë në gjithë botën duhet ti jemi mirë njohës piktorit të talentuar Zamir Mati i cili është  dhe autor  i realizimit të   disa emisione nga me bukurat me pulla postare të  emetuera nga Posta Shqiptare në  vitet 1970-1990.

Për të  Nderuar Qeverin e Francës  dhe veçanarisht Postën Franceze ,,La Poste  France ,, por edhe piktorin e talentuar shqiptar Zamir Mati për emetimin e këtij  emisioni me pulla postare  kushtuar Skënderbeut  i propozojë  Presidentit Repuplikës Z.Ilir Meta që  Postës Franceze,, La Poste  France ,,dhe autorit të  ketij emisioni Z.Zamir Mati të  dekorohen me Medaljen e Larte Kombëtar , me titullin :

“Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Mirënjohje Shtetit Francez dhe Postës Franceze ,,La Poste  France ,,por edhe piktorit njohur  Zamir Mati dhe Qënders Kulturore “La Maison de l’Albanie” të drejtuar nga Z.Gjergji Themeli ,për kontributin e tyre të veçant për emetimin e pullës postare franceze kushtuar Heroit tonë  Kombëtar Gjergj Kastriotit Skenderbeut.

Propizimin tim do ja dergojë  me një leter të posaçme Presidentit Republikës Shqipërisë .

———————————–

NGA .HYSEN S.DIZDARI

Autor i librit ,,,Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në  pullat Shqiptare 1913-2017.,,

Antar i shoqatës botërore të  gazetarve dhe autorve në  filateli.

www .aijp.org

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Mos kopjo se ngel ne klase