LIBRI I RI “ARKEOLOGJIA NË PULLAT SHQIPTARE “

Del në dritë në prag të 105 vjetorit të pullës parë shqiptare,5 Maj 1913-5 Maj 2019, dhe është një guide e bukur turistike e vlerave kulturore dhe arkeologjike të Shqiperise  të cilat tregohen  nëpërmjet emetimit të pullës postare shqiptare.

Libri përmban të gjitha emisionet me pulla të emetuara nga Posta Shqiptare ne fushën e arkeologjisë nga viti 1913 deri në vitin 2018 dhe është i ndarë në tri periudha që përkojnë me periudhat historike:

Pjesa e parë i kushtohet viteve 1913-1944,

Pjesa e parë i kushtohet viteve 1945-1990,

Pjesa e parë i kushtohet viteve 1991-2018,

 

Libri-album është një guidë e bukur turistike dhe ka për qëllim:

T’u shërbejë agjencive turistike për të njohur dhe për të reklamuar te turistët shqiptarë e të huaj vlerat arkeologjike, turistike dhe ekonomike të vendit tonë;

T’u shërbejë agjencive shtetërore të turizmit për t’i njohur vizitorët e huaj me vlerat tona arkeologjike dhe turistike, gjë që i shërben për të pasur një turizëm kulturor gjatë gjithë vitit;

T’u shërbejë turistëve për të rritur interesin në njohjen dhe në vizitimin e këtyre vendeve arkeologjike;

T’u shërbejë studiuesve, historianëve, arkeologëve si burim citimi në veprat e tyre studimore, për njohjen dhe për studimin më të thelluar të veprave tona arkeologjike, por edhe të atyre filatelike;

T’u shërbejë koleksionistëve shqiptarë dhe të huaj për të rritur interesin për koleksionimin e pullave shqiptare me temë mbi arkeologjinë shqiptare;

T’u shërbejë mësuesve dhe nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të mesme dhe të larta për ta njohur brezin e ri dhe për të mësuar më mirë për parqet tona arkeologjike dhe për veprat e zbuluara në këto parqe.

error: Mos kopjo se ngel ne klase