Gjergj Kastrioti-Skendërbeu, në pullat shqiptare, 1913-2017

Libri-album“GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU NË PULLAT SHQIPTARE, 1913-2017”, me autor studjusin dhe koleksionistin Hysen S. Dizdari, është një libër i rrallë në llojin e vet, i vetmi libër i botuar për Skënderbeun në 105 vjet nga data e emetimit të pullës parë shqiptare nga qeveria e patriotit Ismail Qemali dhe trajton të plotë koleksionin e pullës shqiptare për Skënderbeun nga viti 1913 deri në vitin 2017.

Libri hapet me pullën e parë ku paraqitet portreti i Skënderbeut, emetuar më datën 1 dhjetor 1913, dhe pasohet me emisionet të tjera kushtuar figurës madhore kombëtare të Skenderbeut dhe perfshin të gjitha emisionet e emetuera ne historinë 105-vjeçare të pullës shqiptare.

Ky libër përfshin të tria epokat historike të më shumë se një shekulli dhe shpalosen vlerat kulturore, historike,artistike,dhe kombëtare të realizuera me mjeshtri të larte atistike nga piktorët e skulptorët me të njohur të vendit tonë dhe të huaj.

Libri ndahet ne tre pjesë ,

Pjesa e –I- Përmbledh emisionet e pullave të emetuera nga viti-1913-1944

Pjesa e –II- Përmbledh emisionet e pullave të emetuera nga viti-1945-1990

Pjesa e –III- Përmbledh emisionet e pullave të emetuera nga viti-1991-2017

Libri është botuar  në dy gjuhë, në shqip dhe në anglisht, dhe jep informacion të bollshëm jo vetëm filatelik,por dhe historik për të gjithë shqiptarët brenda e jashtë kufijve dhe në diasporë.

Përmes larmisë së informacionit dhe të ekspozimit të historisë pullave postare, ky libër nxit interesin e koleksionistëve shqiptar dhe të huaj,por edhe te historianve dhe të turistëve të huaj, të cilët që janë të interesuar të njohin historinë e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeut ,duke u bazuar tek historisa e zhvillimin te filatelise shqiptar per gjate mbi 105 vite te rrugtimit te saj.

error: Mos kopjo se ngel ne klase