I SJELLE SHQIPERISË TRE MEDALJE ARGJENDI NË FILATELI NË EKSPOZITËN BOTËRORE FILATELIKE – CHINA-2019

Nga Lorenc Kaçulini

Kryetar i Degës të Shoqatës Filatelike të qytetit Shkodres

——————————————————————————————–

HYSEN DIZDARI

I SJELLE SHQIPERISË TRE MEDALJE ARGJENDI NË FILATELI NË EKSPOZITËN BOTËRORE FILATELIKE – CHINA-2019

Filatelia shqiptare përfaqësohet me dinjitet në ekspozitën botërore të filatelisë Kina -2019

Nga data 11 deri 17 Qershor 2019 u mbajt ne qytetin Wuhan të Kinës qëndrore ,Ekspozita fialtelike në shkallë botërore China-2019.

Në këtë ekspozitë filatelike merrnin pjesë konkurent nga 87 vende nga gjithë bota të cilët konkuronin në  fusha të  ndryshme të filatelise si,Histori postare ,Filateli tradicionale ,Filateli tematike ,Ajrofilateli,Maksifilateli,Astrofilateli,Literature filatelike dhe te tjera.

Studjuesi dhe koleksionisti Hysen Dizdari konkuroi në   China -2019 në klasën e Literaturës Filatelike me tre libra kushtuar filatelisë shqiptare të cilat e vlersuan me tre medalje – Argjendi.

1-Libri Gjergj Kastrioti Skendërbeu në pulat shqiptare 1913-2017 –   U Vlersuar  me medalje – Silver

2-Libri Nëne Tereza  në pullat shqiptare 1913-2018

   U Vlersuar  me medalje – Silver

3-Flora dhe Fauna Detare  neë pullat shqiptare 1913-2017

   U Vlersuar  me medalje –Silver

Posta shqiptare ,por edhe ne studjusit dhe koleksionistët e pullës shqiptare duhet ti jemi mirënjohes Z.Hysen Dizdari për këtë vlersim të merituar në ekspozitën China -2019 ,duke i sjelle Shqipërisë tre Medalje Argjendi në fushën e Filatelise shqiptare.

———————————-

Këto libra janë botuar nga Shtëpia botuese: AGSTUDIO.AL

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Mos kopjo se ngel ne klase