POSTA E MAQEDONISË VERIUT ,EMETON PULLËN POSTARE ME TITULLË…

POSTA E MAQEDONISË  VERIUT ,EMETON PULLËN  POSTARE ME TITULLË, ,,VIZITA E PARË E PAPËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT,,

Një nga lajmet më të mira që ka sot Filatelia e Ballkani , ajo Europiane dhe Botërore është se Posta e Republikës të Maqedonisë Veriut me datën 07.05.2019 ,ka emetuar një emison të posaçëm me pulla postare me titullë :

VIZITA E PARË E PAPËS NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË SË VERIUT,,

Ky emision me pulla postare ,përbëhet nga një pullë postare ,dhe FDC, të cilat  paraqesin  në anën e majtë , portretin e Papa Françeskun duke përshendetur me dorë të pranishmit ,kurse në anën e djathtë ka të shkruar në dy gjuhë maqedonisht dhe shqip me germa shtypi ,,,VIZITA E PARË E PAPËS,,

Kryetari i kuvendit Maqedonisë Veriut Z.Telat Xhaferi me këtë rast theksoi.

Ne, edhe pse të vegjël me territor dhe me numër të banorëve, kemi çka të ofrojmë në ndërtimin e një bote më të bukur për të gjithë. Shembull ekskluziv për këtë është e jona Gonxhe Bojaxhiu, shenjtorja Nëna Tereza e cila në mënyrë  palodhshme e dha veten dhe gjithë qenien e vetë që ti ngushëllojë të varfrit, të pamundurit, të sëmurët.”1

Drejtori i Postave të Maqedonisë Veriut , Z.Ejup Rustemi, me këtë rast theksoi:

Pullat postare e vendosin vulën e tyre në shumë ngjarje të personaliteve të shquara, Pikërisht për shkak të këtyre rasteve shpresoj se pulla postare e cila i është kushtuar vizitës së parë të papa Françeskut në vendin tonë do ta marrë vendin e vet të merituar në filatelinë si dhe në zemrat e njerëzve pa dallim prej ku vijnë dhe cilit komunitet fetar i takojnë”.2

Pullat postare e vendosin vulën e tyre në shumë ngjarje me rëndësi historike ,pikërisht edhe kjo pullë do hynë në historin e filatelisë Europiane e Botërore duke vulosur në histori e filatelisë botërore këtë ngjarje të madhe historike për të gjithë njerzimin.Kjo pullë postare e cila i është kushtuar   vizitës së parë të papa Françeskut  në Maqedoninë e Veriut do ta zënë vendin e vet të merituar në historin e filatelisë Europiane e botërore si dhe në zemrat e njerëzve të gjithë botës. Pulla postare  kanë  edhe një misjon të madh historik sepse dergojnë mesazhin e dashurisë dhe paqes midis popujve,kombeve ,shtetve dhe të gjithë njerzimit pa dallime kombëtare dhe fetare.

Në mënyrë të veçantë  i shpreh mirënjohjen time ,shtetit dhe  Postës të Maqedonisë Veriut ,për shënim e kesaj ngjarje të madhe historike me një pullë postare kushtuar Papa Françeskut  ,ketij misjonari të dashurisë dhe paqes midis popujve dhe kombeve në gjithë botën.

Burimi – 1,2.Zhurnal.mk,Medial.mk.datë,06.05.2019

Tiranë,Shqipëri me,08.05.2019

NGA  HYSEN S.DIZDARI

Antar i shoqatës botërore të Gazetarve në Filateli /AIJP.Org/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Mos kopjo se ngel ne klase