LIBRI I RI “NËNA TEREZA NË PULLAT  SHQIPTARE” PROMOVOHET NE MUZEUN HISTORIK KOMBETAR

LIBRI I RI  “NËNA TEREZA NË PULLAT  SHQIPTARE”

ME AUTOR FILATELISTIN-HYSEN DIZDARI

PROMOVOHET NE MUZEUN HISTORIK KOMBETAR , TIRANE

 

Me datën 12 Nentor 2018 në Muzeun Historik Kombetar Tirane,promovohet libri me ri  i Studjusit dhe Filatelistit Hysen S. Dizdari ,,Nëne Tereza ne pullat shqiptare,,

Ky libër përmbledhe në menyre të plotë dhe kronologjike të gjitha emisionet me pullat postare shqiptare kushtuar Nënes Tereza.Fakti që Nëne Tereza kjo nënë e dashur për gjithë njerëzimin, kjo lajmëtare e ndritur e dashurisë, ia fali jetën shtresave të varfëra dhe në  nevojë ,por veçanarishtë  , origjina e saj shqiptare e deklaruar prej saj ka frymëzuar dhe motivuar Postën Shqiptare që të emetojë më  shume se dhjetë  emisione me pulla postare me imazhin e saj. Në  të  gjitha emisionet e pullës kushtuar Nëna Terezës janë   evidentuar momentet historike më  të  rëndë sishme të  jetës dhë  veprës të  saj në  sherbim të  bamirsisë  ,për të  ndihmuar njerzit e varfër në  të  gjithë  botën. Nënë Tereza në pullat shqiptare i jane kushtuar me shume se 10 emisione me pulla postare dhe me konkretisht: Emision i zakonshëm Nënë Terezës 1992,ne vitin 1994, Emisioni Evropa 1996, Emisioni mbi shtypje 1997, Përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës dhe princesha Diana 1998, Përvjetori i vdekjes së Nënë Terezës emision i përbashkët 1998, 100 Vjetori i çmimit Nobel 2001, Lumturimi i Nënë Terezës 2003, 100-vjetori i lindjes së Nënë Terezës 2010, dhe emisioni për Shenjtërimin e Nënë Terezës 2016.

Gjatë veprimtarise saj humanitare mori vlersime dhe çmime nga më të Nderuarat në bote.

Në çastin e marrjes së Çmimit Nobel më 1979 ajo deklaroi:

“Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Në një letër dërguar nga Oslo kur mori çmimin Nobel shkruante:

“Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shumë i lutem zotit që Paqja e tij të vijë në zemrat tona, në gjithë familjet tona, në gjithë botën. Lutem shume për fukarenjtë e mi, për motrat e mija. Unë lutem për juve. Nënë Tereza, vizitoi Shqipërinë më 1989. Kur i thanë për pasaportën Shqiptare ajo u përgjigj: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do te jem vetë aty”. Asnjëherë nuk harroi origjinën e saj kur deklaronte “Me gjak, unë jam Shqiptare. Me shtetësi, jam Indiane. Me besim, unë jam një murgeshë Katolike. Sipas profesionit tim, unë i përkas botës.

Në luftën për çlirimin e Kosoves,në vitin 1999  gjatë ndërhyrjes së Natos ,Nënë Tereza u bë një nga urat lidhëse për  njohjen e shqiptarëve në gjithë botën.

Bill Klinton është shprehur në qershor të vitit 2002:

 “Nënë Tereza, ishte e para Ajo që më bëri t’a dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyre morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”.

 

Nga Lorenc Kaçulini

Kryetar i shoqates koleksionistve  –Dega Shkoder

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error: Mos kopjo se ngel ne klase